Lajmet

Viber njeh Kosovën si shtet

May 11 2013
0 Shpërndarje
Viber njeh Kosovën si shtet

Viber-for-PCArdhja e produktit Viber për desktop personal përveç që ka pasur jehonë gjithandej, mund të ketë një mirëseardhje edhe më të ngrohtë nga përdoruesit nga Kosova të këtij shërbimi.

Ardhja e shërbimit Viber për desktop personal, përveç që ka mundur të gëzojë përdoruesit nga e mbarë bota, përdoruesit nga Kosova kanë një arsye më tepër për të qenë të gëzuar: në listën e hyrjeve ndodhen hyrjet me numrat +37744, +37745 dhe +38649, që e kanë të vendosur flamurin e Kosovës.

Deri më tani Kosovën si shtet të pavarur e kanë njohur 98 shtete që janë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), por nëse i numërojmë edhe faqet shumë të njohura dhe shumë të vizituara në internet si Facebook apo Twitter, si dhe duke e ditur që këto faqe kanë miliona përdorues aktivë mujorë, atëherë lirisht mund të themi që Kosova është njohur nga më tepër se 100 entitete.

Përveç që mund të përdoret si produkt për të bërë thirrje pa pagesë në telefona, Viber së fundi është parë edhe si sfidues i produktit shumë të popullarizuar Skype. (PC World Albanian)

Viber Kosova 1

Tags >

Viber
Lajmet e fundit>