Biznes

Viber planifikon lançimin e një ICO-je

Jul 5 2018
0 Shpërndarje
Shumë aplikacione lider në komunikimi i janë bashkuar ekosistemit të monedhave kriptografike. Viber planifikon lançimin e një ICO-je

Duke ndjekur hapat e aplikacioneve të tjera si Telegram, Line dhe Kik, lojtari më i fundit që pritet të hyjë në sferën e kriptomonedhave është Viber.

Firma është duke elaboruar lançimin e një ICO-ja nga kompania mëmë Rakuten.

Viber është një aplikacion komunikimi i zhvilluar në Izrael i cili u ble për 900 milion dollarë nga gjigandi Japonez Rakuten.

Sot shërbimi ka gjysmë miliard përdorues aktivë.

Kompania në fjalë e cila ka bërë të ditura planet për të lançuar një monedhë Rakuten Coin, tashmë është duke menduar ta sjellë në aplikacionin Viber nga 2019-ta.

Shumë aplikacione lider në komunikim i janë bashkuar ekosistemit të monedhave kriptografike.

Në 2017-ën Kik me 300 milion përdorues aktivë ngriti 100 milion dollarë nga 10,000 investitorë në 117 shtete duke përdorur monedhën e tij Kin.

Telegram ngriti 1.7 miliardë dollarë nga një grup i vogël investitorësh.

Javën e kaluar Line, aplikacioni Japonez më popullor me 200 milion përdorues do të lançojë bursën e monedhave kriptografike quajtur Bitbox. /CryptoWorld.al

Tags >

Viber
Lajmet e fundit>