Harduer

Vibrant 4G, celulari më i shpejtë nga T-Mobile

Jan 12 2011
0 Shpërndarje
Vibrant 4G, celulari më i shpejtë nga T-Mobile

Samsung Vibrant 4G ka të njëjtin ekran 4 inç SuperAMOLED, procesor 1GHz, kamerë 5 megapikselëshe me video incizim në format 720p dhe 16GB memorie të integruar sikurse origjinali Galaxy S, që veçse ekziston në tek Samsung Vibrant.

Së bashku me opsionet e zakonshme të lidhjes, Vibrant 4G është në gjendje edhe për 21+ Mbps HSPA që lehtësisht mund të quhet edhe celulari më i shpejtë i ofruar nga T-Mobile në SHBA.  Vibrant 4G gjithashtu ka një kamerë të përparme që do të mundësojë video-thirre me video shërbimet Qik.

Sipas prezantimit të rrjedhur nga T-Mobile, Vibrant 4G do të pranojë përkrahjen më të lartë për marketing të cilën është në gjendej ta bëjë T-Mobile, duke përfshirë reklama në TV dhe kinema, fushata të ndryshme digjitale dhe në shtyp, etj.

Presim që të kemi detaje zyrtare brenda një periudhe shumë të shkurtë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>