Lajmet

Viddy, alternativa e YouTube?

May 11 2012
0 Shpërndarje
Viddy, alternativa e YouTube?

Tani që Instagram ka fituar 1 miliard dollarë nga Facebook dhe me kurorëzimin si më i miri në mesin e aplikacioneve për shpërndarje të fotografive, inovacionet janë duke marshuar drejt një fushëbeteje të re për celularë: videot. Në krye të kësaj përleshjeje është Viddy. Nëse nuk keni dëgjuar për të, me siguri që së shpejti do ta bëni këtë.

E lëshuar gjatë vitit të kaluar, faqja thotë që i ka 27 milionë përdorues unikë. Kjo faqe madje i ka disa personalitete të njohura në mesin e përdoruesve, si Bill Cosby, Snoop Dogg, bashkëthemeluesin e rrjetit Twitter, Biz Stone. Madje, Mark Zuckerberg kishte postuar një klip të qenit të tij duke luajtur.

Gjatë ditës së sotme, Viddy lajmëroi për marrjen e 30 milionë dollarëve si financim nga investitorët duke përfshirë NEA, Goldman Sachs, Battery Ventures dhe Khosla Ventures. Kjo ndërmarrje deri më tani vlerësohet me vlerë rreth 350 milionë dollarë.

Stili i Viddy është i thjeshtë dhe i shkurtër. Aplikacioni ua mundëson përdoruesve që të transmetojnë klipe prej 15 sekondave tek shokët e tyre në rrjetet shoqërore duke përfshirë këtu rrjetin Facebook, Twitter, YouTube dhe Tumblr. Përdoruesit mund të shtojnë edhe disa gjëra për të rritur profesionalizmin e klipeve./PCWorld Albanian

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>