Softuer

Video-biseda nga Skype në Facebook

Feb 7 2012
0 Shpërndarje
Video-biseda nga Skype në Facebook

Përditësimi i ri paraqet disa ndryshime të reja:

·         Video thirrje në HD të plotë.

·         Mbështetje për video dhe audio thirrje për Facebook (beta).

·         Shpërndarje e ekranit në grupe.

·         Fshehje e kontakteve offline në Facebook.

·         Mundësia për të folur.

·         Shtytja për të biseduar.

·         Shërbimi përditësues i Skype

·         Ndërlidhja me shiritin e Bing.

Edhe përpara këtij përditësimi, Skype ishte i ndërlidhur me rrjetin Facebook dhe mundësonte bisedat me shokë, të lexoni përditësimet e statuseve dhe më tepër dhe të gjitha këto përgjatë Skype. Versioni i ri paraqet mundësinë për të bërë audio dhe video biseda me shokët në Facebook, edhe nëse shokët nuk janë duke e përdorur softuerin Skype. E tëra se çfarë ju duhet të bëni është që ta lidhni softuerin Skype me Facebook në tabin Facebook, zgjedhni një shok dhe filloni video bisedën. Shoku juaj do të jetë në gjendje që të ju flasë nga rrjeti Facebook.

Verisoni i ri rrjetit Facebook paraqet gjithashtu përditësime si shtytja për të biseduar, video thirrja në HD të plotë (vetëm për kamera dhe lidhje të caktuara të internetit) dhe një ndërlidhje me shiritin e Bing, ashtu edhe siç ishte pritur. Deri tani, ky version nuk do ta paraqes veten automatikisht tek ju dhe veçoria e Skype për përditësim do të ju tregojë që ju jeni duke e përdorur versionin më të fundit, por ju mund ta shkarkoni këtu versionin më të fundit dhe t’i tregoni Skype se çfarë mendoni për të./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>