Lajmet

Video e re e Windows 10 për telefonët shfaq risitë e reja të platformës

Apr 3 2015
0 Shpërndarje
Video e re e Windows 10 për telefonët shfaq risitë e reja të platformës

outlook-capEdhe pse kanë kaluar javë që nga publikimi i ndërtimit të parë paraprak të Windows 10 për telefonët, ekipi i Microsoft po punon intensivisht për të arnuar dështimet e sistemit operativ. Në një video të re publikuar në forumet kineze, vumë re një aplikacion të ri Outlook Email, shfletuesin e ri Spartan si dhe një aplikacion të ri kontaktesh.

Video nuk zotëron ndonjë cilësi të mirë por ky ndërtim i Windows 10 duket të jetë më stabil dhe i përmirësuar. Disa nga risitë e këtij ndërtimi janë:

* Aplikacioni i ri i kontakteve

* Aplikacioni i ri i mesazheve

* Aplikacioni i ri i thirrjeve

* Aplikacioni i ri Outlook Email

* Aplikacion Kalendarik i Integruar

* Shfletuesi Spartan

Nuk kemi informacione akoma se kur ndërtimi i ardhshëm i Windows 10 do të mbërrijë për telefonët por një gjë është e sigurte se ky version sjell një eksperiencë më të rafinuar të ndërfaqes. Me këtë version të ri të sistemit operativ, Microsoft dëshiron të bëjë bujë dhe jo thjesht ndryshime bazike. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>