Lajmet

Video hiti muzikor “Gangnam Style” merr 2 miliardë shikime në YouTube

Jun 1 2014
0 Shpërndarje
Video hiti muzikor “Gangnam Style” merr 2 miliardë shikime në YouTube

pas_gangnam_style_vjen_uragani“Gangnam Style” është bërë videoja e parë në YouTube që ka marrë më tepër se 2 miliardë shikime. Video hiti muzikor e theu rekordin në mbrëmjen e ditës së premte, kur kanë kaluar 525 ditë që kur kishte marrë 1 miliard shikime në dhjetorin e vitit 2012. Miliardëshit të dytë iu desh edhe tre fish më tepër kohë se sa atij të parit, që ishte mbërritur brenda vetëm 159 ditëve që nga lëshimi i saj më 15 korrik 2012.

Videoja e dytë në YouTube për nga numri i shikimeve është po ashtu video muzikore të cilës ia kishte zënë vendin “Gangnam Style”, e që është “Baby” nga Justni Bieber, e cila ka gjysmën e numrit të shikimeve që ka marrë “Gangnam Stlye”. Kjo këngë vërtet që është shumë e famshme dhe përbën një arritje tjetër të pabesueshme. Google i është bashkuar shënimit të kësaj arritje me një vezë të vogël pashkësh për ngjarjen – klikoni në personin që kërcen tek numri i shikimeve për ta parë atë, tek kjo faqe në YouTube. (PCWorld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>