Harduer

Video kamera për Raspberry PI

Feb 11 2013
0 Shpërndarje
Video kamera për Raspberry PI

Sapo është zhvilluar një video kamera për kompjuterat e njohur Raspberry Pi me çmim të ulët.

RaspberrySipas zhvilluesve kamera HD specifikimet e së cilës nuk janë finalizuar ende do jetë e disponueshme në treg në fillim të pranverës. Kamerat e para pritet të kenë një kabëll të hollë me gjatësi 15 cm dhe do të shitet rreth 25 $.

Lentet e kameras për Raspberry Pi do të jenë të ngjashme me lentet e kamerave të celularëve dhe do të sigurojnë një cilësi imazhi deri në 5 megapixel.

Zhvilluesit e Raspberry Pi e kanë menduar integrimin e kësaj kamere si një alternativë ndaj përdorimit të kamerave USB pasi sigurojnë rezolucion më të lartë ndaj një çmimi më të ulët.

Së fundmi do të hidhet në treg Modeli A i kompjuterit Raspberry Pi i cili peshon 10 gram më pak se versioni origjinal dhe do të kushtojë 25 $. (PCWorld Albanian)

Tags >

kamera
Lajmet e fundit>