Analiza

Video ligjërata në lëndën e matematikës për maturantët

May 28 2011
0 Shpërndarje
Video ligjërata në lëndën e matematikës për maturantët

Në televizionin Peace TV para disa muajve kanë filluar të paraqiten disa ligjërata për të shpjeguar lëndën e matematikës që mësohet në shkollat e mesme. Ligjërues është studenti i matematikës në Universitetin e Prishtinës, Valmir Krasniqi, i cili është mjaft i dalluar për talentin e tij në matematikë si dhe për projektet e tij shkencorë që janë botuar edhe në revistat ndërkombëtare për matematikë.

Këto ligjërata janë javore, por nëse nuk keni arritur që t’i shihni në televizion, atëherë ju mund t’i shikoni në YouTube. Janë gjithsej 11 vdeo ligjërata, do me thënë ka njëmbëdhjetë javë kur ka filluar ky emision në Peace TV,  por një gjë shumë e mirë është që të gjitha këto ligjërata mund t’i shihni edhe në  YouTube.

Sipas ligjëruesit, këto ligjërata kanë filluar për të ndihmuar të gjithë nxënësit që kanë vështirësi në lëndën e matematikës, si dhe për të rritur numrin e nxënësve që kalojnë me sukses përballë sfidës së testit të maturës. Me datën 29 maj 2011, në ora 15:00 në Peace TV do të paraqiten edhe dy pjesë të kësaj serie për matematikë dhe, nëse doni ta shihni drejtpërdrejt në kompjuter këtë emision, merrni këtë program.

Ja pjesa e parë, ndërsa pjesët e tjera besoj që mund t’i gjeni edhe vetë:

Në forumin e matematikës mund t’i shihni disa teste të maturës që kanë rënë gjatë viteve të kaluar. Klikoni këtu për t’i parë dhe shkarkuar.

 Unë do t’i këshilloja të gjithë nxënësit që të mos e humbasin vetbesimin dhe të rrinë të qetë para, gjatë dhe pas testit të maturës; në secilën kërkesë në test të jenë të kujdesshëm dhe të matur – nuk quhet kot testi i maturës. PC World Albanian të gjithë maturantëve ju dëshiron suksese./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>