Lajmet

Video live 360 gradëshe mbërrijnë në Twitter dhe Periscope

Dec 29 2016
0 Shpërndarje
Video live 360 gradëshe mbërrijnë në Twitter dhe Periscope

periscope_live_360_primary-100701282-largeVideo live dita ditës po bëhen pjesë e pandashme e jetës sonë online. Që nga Instagram Stories tek Facebook Live videot live pushtuan Twitter-in gjithashtu pak javë më parë.

Sot rrjeti social në fjalë tha se videot live të Twitter do të mund të transmetohen në 360 gradë fillimisht për një numër të caktuar partnerësh direkt nga platforma.

Periscope ishte ambicja e parë e Twitter me videot live dhe transmetimi në 360 gradë do të mundësohet falë saj.

Nëse vëreni në Twitter një etiketë LIVE 360 në aplikacionin Twitter mjafton të tërhiqni me gishtin tuaj në të majtë ose të djathtë për të parë më shumë imazh. Sipas Periscope, ky funksion aktualisht është në fazë testimi.

Nëse dëshironi të transmetoni video 360 gradë nga Twitter dhe Periscope ju ftojmë të regjistroheni në këtë lidhje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>