Softuer

Video lojërat më në fund njihen si art

May 9 2011
0 Shpërndarje
Video lojërat më në fund njihen si art

Entuziastët kanë debatuar vazhdimisht në lidhje me atë nëse lojërat mund të quhen “art”, por tani gjërat kanë marrë fund dhe NEA  edhe zyrtarisht i ke deklaruar të gjitha format e medieve, duke përfshirë video lojërat, përmbajtjen e përgatitur për internet, dhe teknologjitë mobile si forma të artit.

Ky ndryshim është si rrjedhojë e ndryshimit të politikave të NEA për kategorinë e saj “Arte në Media”. Sipas drejtorit të NEA për Media Art, Alyce Myatt këto ndryshime po ndodhin për shkak se ata po “zgjerohen”.

Roli i mëparshëm i NEA ka marrë në llogari vetëm radion dhe televizionin si platforma të vlefshme arti në botën multi-mediale. Sipas linjave të reja, përmbajtja e prodhuar nga “të gjitha platformat mediale si interneti, bashkëveprimi dhe teknologjia mobile, lojërat digjitale, përmbajtjet e artit të dërguara përmes satelitit, si në radio ashtu edhe në televizon” do të njihen nga NEA./pcworldalabnain

Lajmet e fundit>