Analiza

Video-lojërat sipas shkencës

Jun 28 2011
0 Shpërndarje
Video-lojërat sipas shkencës

Por a provokojnë ndjenja të nervozës video-lojërat, a e reduktojnë aktivititetin në lobin ballor të trurit dhe a paraqesin sjellje të dhunshme?

Shumë akademikë dhe profesionistë mjekësorë thonë që po, megjithëse të gjithë nuk pajtohen. Akademia Amerikane e Pediatrisë doli me një deklartë në vitin 2009 duke përfshirë që zbulimi përgjatë formave të ndryshme të mediave, duke përfshirë video-lojërat, por edhe televizionin, filmat dhe muzikën “mund të ndihmojë në sjelljet agresive, mosndjeshmëria nga dhuna, ankthet e natës dhe frika nga të qenurit i lënduar. Shoqata Psikiatrike Amerikane merr një deklaratë të ngjashme për video-lojërat dhe këshillon për ulje të dhunës në këto video-lojëra.

Craig A. Anderson, një profesor në Universitetin e Shtetit Iowa, i cili gjerësisht ka studiuar video-lojërat dhe dhunën, është më pak kritik. Duke iu përgjigjur pyetjeve të fundit rreth video-lojërave dhe dhunës, Anderson deklaron që ekziston një “lidhje qenësore në mes të zbulimit ndaj dhunës në media dhe sjelljeve agresive” dhe lidhja është rastësore.

Janë bërë mjaft biseda nëse qëndrimi i tepërt duke luajtur video-lojëra duhet të shihet si një sëmundje mentale, apo jo. Shoqata Amerikane e Mjekësisë përfundoi që nuk janë bërë mjaft hulumtime. Shoqata Psikiatrike Amerikane është duke menduar që të përfshijë varshmërinë nga interneti në udhëzimin e ri për diagnozë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>