Lajmet

Video thirrjet me Google Hangouts tani më nuk kërkojnë shtojcë në Chrome

Jun 29 2014
0 Shpërndarje
Video thirrjet me Google Hangouts tani më nuk kërkojnë shtojcë në Chrome

hangouts-videoVideo thirrjet në Google Hangouts së shpejti do të mund bëhen edhe më thjesht në shfletuesin Chrome. Në një postim të bërë në Google+, inxhinierja softuerike Victoria Kirst lajmëroi që në Chrome më nuk do të jeni në gjendje që të shkarkoni dhe instaloni një shtojcë.

“Vetëm klikoni për të filluar Hangout, mundësojani Hangouts-it që të përdor kamerën dhe mikrofonin tuaj dhe ju do të jeni gati të shkoni,” tha ajo.

Përditësimi duhet të jetë që tani në dispozicion për përdoruesit e Chrome Dev dhe kanaleve Canary; lëshimi publik për Chrome, sipas Kirst, duhet të vijë “gjatë javëve të ardhshme”. Është një përmirësim i vogël, por që duhet ta bëjë Hangouts-in akoma më të thjeshtë për ata që vijnë për herë të parë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>