Lajmet

Video thirrjet në Facebook mund të kryhen pa nevojën e një shtojce në Google Chrome dhe Chrome OS

Jan 19 2015
0 Shpërndarje
Video thirrjet në Facebook mund të kryhen pa nevojën e një shtojce në Google Chrome dhe Chrome OS

shutterstock_158052008Dikush mund të ketë blerë një Chromebook dhe dëshiron të ketë një bashkëbisedim me video më një mik në Facebook? Lajme të mira. Nuk është më e nevojshme të shkarkoni dhe instaloni as edhe një shtojcë të vetme sepse Facebook më në fund ofron mbështetje për standardin WebRTC.

Nëse më parë duhej të shkarkonit një shtojcë, tashmë mjafton të lejoni akses të kompjuterit mbi kamerën dhe mikrofonin për të filluar një video thirrje. Kjo veçanërisht është shumë e dobishme në paisjet Chrome OS si Chromebook apo Chromeobox, por një veçori e tillë është e disponueshme dhe mjaft e dobishme edhe për përdoruesit e Google Chrome nga një kompjuter tradicional.

Duhet të keni parasysh se bëhet fjalë vetëm për Google Chrome dhe Chrome OS. Shfletuesit e tjetër si Firefox dhe Internet Explorer duhet të ndjekin mënyrën e vjetër për të kryer video thirrje në Facebook apo shërbime të ngjashme nga uebi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>