Softuer

Video-thirrjet në Skype janë gati për iOS

Dec 30 2010
0 Shpërndarje
Video-thirrjet në Skype janë gati për iOS

Versioni 3.0 i aplikacionit Skype, tani i gatshëm edhe në dyqanet e aplikacioneve iTunes, mund të bëjë dy lloj video-thirrjesh nëmes të zotëruesve të iPhone 4, iPhone 3GS dhe gjeneratës së katërt të iPod touch. Zotëruesit e iPad dhe gjeneratës së tretë të iPod touch mund të marrin video-thirrje, por nuk mund të dërgojnë video për shkak të mungesës së kamerës në këto pajisje.

Aplikacioni i ri i softuerit Skype është i aftë të dërgojë dhe marrë thirrje nga aplikacionet për desktopë. Kështu, ju mund të bëni video-biseda me dikë që mund të jetë duke udhëtuar. Skype 3.0 për iOS mbështet formën si pejzash ose portret.

Sioqoftë, një pengesë për këtë aplikacion mund të jetë që mbështet video-thirrjet nëpër 3G.Ky është një kundërshtim i fortë me protokollin e Apple për video, Facetime, i cili punon vetëm në rrugën Wi-Fi. A është AT&T duke e lënë ndërmarrjen Apple që të bëjë thirrje nëpër 3G, ose a do të mbështesë Skype një rrjet tashmë të ngarkuar AT&T?

Ky është një zhvillim i mirë për Skype që ka nuk ka ofruar shërbime gjatë disa ditëve. Skype shpjegoi që javën e kaluar ka pasur probleme për shkak të serverëve të stërngarkuarë që kanë dërguar porosi të vonuara që ishin të parregullta për shkak të një v rime në versionin e vjetër të programit Skype për Windows.

 

Lajmet e fundit>