Softuer

Video e re nga Halo: Reach

Dec 14 2009
0 Shpërndarje
Video e re nga Halo: Reach

Gjashtë muaj pasi për herë të parë treguan shkurtimisht lojën në Electronic Entertainment Expo, Microsoft dhe Bungie kanë shpalosur një video të plotë rreth Halo: Reach. Videoja e gjatë dy minuta e gjysmë është bërë nga hapja filmike e lojës fantastiko-shkencore, e cila pritet të dërgohet në treg në vjeshtë të vitit 2010 për Xbox 360. Një beta me multiplayer pritet të lansohet në pranverë të vitit të ardhshëm dhe blerësit e Halo 3: ODST do të pranojnë ftesa.

Videoja konfirmon atë që Halo: Reach ka sinjalizuar në panairin në të cilin u shpalos pë herë të parë. Loja do të përshkruaj disa prej ngjarjeve të njëjta që kanë ndodhur në novelën Halo: The Fall of reach nga Eric Nylund. Libri portretizon edhe pushtimin e planetit kryesor nga Covenant-ët edhe origjinën e programit Spartak, që ka zhvilluar me mijëra super ushtarë si Master Chief prej serisë Halo.

Gjersa pushtimi i Reach ishte treguar shkurtimisht në një video të shkurtër në E3, përmes një radio mesazhi në videon e re konfirmohet se “Deklarohet pasiguria e dimrit”. Linja e njëjtë paraqitet edhe në Fall of Reach kur Covenant-ët fillojnë sulmin e plotë në planet, duke shkatërruar mbrojtjen e tij dhe duke zbarkuar anijet në sipërfaqen e tij.

Videoja e re e Halo: Reach tregon gjithashtu edhe shumë ushtarë spartan. Sipas Microsoft, grupi prej gjashtë spartanëve është Skuadra Fisnike, një njësi ushtarake që do të jetë në fokus të Halo:Reach. Loja do të ketë në kronikë betejat e tyre me Covenant-ët përderisa ata do të tentojnë të mbrojnë banorët human të Reach nga sulmi i pamëshirshëm ndaj tyre.

Videoja në fjalë gjithashtu ofron sinjale se Halo: Reach do të fokusohet në luajtje të bazuar në skuadra.

Lajmet e fundit>