Harduer

Videoja e re e Google Glass shfaq funksionalitete të panjohura më parë

Feb 21 2013
0 Shpërndarje
Videoja e re e Google Glass shfaq funksionalitete të panjohura më parë

Google GlassRreth një vit më parë, Google prezantoi për herë të parë projektin e vet Google Glass, duke e shoqëruar atë me një video ku tregonte disa nga objektivat kryesore të cilat kërkonte të arrinte përmes këtij projekti për zgjerimin e realitetit.

Google ka paraqitur një video të re që tregon se si funksionojnë realisht syzet Google Glass, duke e plotësuar atë edhe me funksionalitete të panjohura më parë, një prej së cilave është edhe ndërfaqja e re.

Google Glass do të aktivizohet me zë dhe përdoruesit do të kenë mundësi t’i flasin, si për shembull duke përdorur fjali ‘OK Glass’ për të realizuar një komandë. Një fjali e formës ‘Hang out with’ do të realizonte një telefonatë video, ndërkohë që kërkimet mund të bëhen jo vetëm për gjetjen e materialeve informuese, por edhe për foto.

Një karakteristikë tjetër interesante është se mund t’i kërkoni pajisjes të përkthejë në gjuhë të ndryshme. Një opsion tjetër, po ashtu i panjohur më parë, është edhe integrimi me Google Now.

Sigurisht, Google Glass mund të integrohet edhe me Google Maps për të dhënë instruksione gjatë trafikut apo formës së terrenit.

Syzet LED e bëjnë programimin më interesant

Deri tani vetëm një numër i kufizuar zhvilluesish kanë pasur mundësi t’i provojnë konkretisht syzet. Përdoruesit mund të bëjnë një kërkesë paraprake për pajisjen dhe në qoftë se zgjidhen nga Google, për ta marrë atë, duhet të paguajnë 1500 $. Nëse nuk zgjidhen, do t’u duhet të presin të paktën deri vitin tjetër, në të cilin kompania është shprehur se synon t’i bëjë syzet të disponueshme për shitje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>