Lajmet

Videot në Instagram dëmtojnë Vine e Twitter-it

Jun 30 2013
0 Shpërndarje
Videot në Instagram dëmtojnë Vine e Twitter-it

Sipas një studimi të ri, paraqitja e mundësisë për të postuar video në Instagram gjatë javës së kaluar ka arritur që të dëmtojë konkurrentin e vet Vine.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga Marketing Land duke përdorur Topsy, që është vegël për të analizuar shpërndarjet në rrjetet shoqërore, numri i lidhjeve të shpërndara të videove në Twitter për videot Vine ka shënuar rënie pas paraqitjes së veçorisë për incizim të videove më 20 qershor në Instagram. Dhe që atëherë, gjërat kanë mbetur në heshtje për Vine.

Sipas gjetjeve të bëra nga Marketing Land, Vine i poseduar nga Twitter pati 2.5 milionë shpërndarje më 19 qershor. Pas lëshimit për video të Instagram-it, ajo shifër ra në 1.5 milionë. Sipas matjeve të fundit, shpërndarjet në Vine ishin 1 milion.

Ndërkohë, Instagram, që ka arritur rreth 1.5 milionë lidhje të shpërndara çdo javë në Twitter, ka pasur një rritje në 1.75 milionë pas lajmërimit të shërbimit të vet për video. Shërbimi ka mbetur i pandryshuar në 1.5 milionë shpërndarje, që është dukshëm më tepër se shpërndarjet e arritura nga Vine.

Me fjalë të tjera, çfarë domethënë ka kjo? Është e vështirë të thuhet. Video shërbimi i Instagram ka qenë në dispozicion vetëm për një javë, që nënkupton që gjetjet nuk janë të mjaftueshme për të arritur në përfundim rreth mundësisë së suksesit të veçorisë Vine.

Pra, rënia e shpërndarjeve të Vine për 40 për qind në një ditë nuk domethënë asgjë. (PCWorld Albanian)

vine

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>