Biznes

Videot reklamuese promocionale, së shpejti pjesë e Twitter-it

Aug 14 2014
0 Shpërndarje
Videot reklamuese promocionale, së shpejti pjesë e Twitter-it

gsmarena_001 (1)Së fundi rrjetet sociale kanë shtuar në shërbimet e tyre edhe postimet me promocion, të cilat kanë më shumë prioritet se çdo postim tjetër. Këto postime më së shumti janë reklama produktesh ose faqesh të ndryshme në internet. Rrjeti social Twitter, tashmë njihet për postimet e tıj promocionale, të cilat kanë qenë pjesë e tıj për vite me radhë.

Twitter ka bërë me dije se këtyre teksteve do t`u shtohen edhe videot, të cilat do të reklamojnë produkte të ndryshme. Në faqen tuaj të njoftimeve në Twitter tashmë do të shfaqen edhe videot, të cilat do të jenë në formën e një cicërime normale me linkun përkatës të një videoje të caktuar. Poshtë këtyre videove ju do të shikoni “Promoted by” dhe emrin e personit, faqes apo kompanisë që ka paguar për këtë postim.

Videot e paguara, të cilat do të shërbejnë si reklama në rrjetin social mund të paguhen nga çdo person që ka ndër mend të reklamojë diçka. Ajo çka është interesante për këto video është se vlera e tyre rritet për çdo klikim që bëjnë përdoruesit. Nëse këto video nuk përfillen, atëherë shpërndarësi i reklamës nuk paguan asgjë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>