Lajmet

Vidhen 1 milion dollarë në pak sekonda nga Citibank

Nov 1 2012
0 Shpërndarje
Vidhen 1 milion dollarë në pak sekonda nga Citibank

Disa kriminelë me anë të një metode të re vodhën rreth 1 milion dollarë nga Citibank. Ata zbuluan se mund të merrnin sasi të ndryshme parash duke shkuar në banka paralelisht dhe duke marrë paratë në të njëjtën kohë nga llogaritë.

Vjedhësit ishin shumë preciz, dhe merrnin shuma identike parash brenda 60 sekondave.

Në këtë kohë të shkurtër, Citibank nuk mund të vërente shumën e parave e cila ishte disa herë më e madhe se ajo që gjendej në bilanc të llogarisë.

Kjo ishte e mundshme për shkak të një problemi në protokollin e sigurisë së Citibank për transaksionet elektronike. Sipas një raporti të The Press-Enterprise, problemi tashmë është zgjidhur.

Paratë ishin harxhuar për të vënë baste në kazino

Përveç liderit të grupit Ara Keshishayn, 13 individët tjerë ishin të përfshirë në mashtrim.

Keshishyan i hapi llogaritë me një depozitë prej 10,000 $. Ata tashmë i kishin harxhuar paratë, dhe po i përdornin për të vënë baste në kazino.

FBI thotë se secili nga 14 kriminelët duhet të dënohet me pesë vite burg dhe një gjobë prej 250,000 $. Gjërat do të bëhen paksa të papërshtatshme për liderin e mashtrimit, Ara Keshishyanin, i cili u akuzua për 14 raste të mashtrimeve bankare, ku secila nga këto akuza dënohet me rreth 30 vite burg dhe një milion dollarë gjobë.

Agjenti i FBI-së Daphne Heran shpjegoi: “Ndërkohë që teknologjia ecën përpara, bota tashmë është më e kapshme nga përdoruesit dhe ka shumë mundësi për konsumatorët, por ka dhe mundësi të ndryshme për mashtrime nga keqbërësit ”. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>