Blog

Vidhen 31 milion dollar në monedha kriptografike, bie Bitcoin

Nov 21 2017
0 Shpërndarje
Monedhat janë të lidhura ngushtë me paranë tradicionale duke u mundësua rpërdoruesve të ruajnë dhe transferojnë para globalisht. Vidhen 31 milion dollar në monedha kriptografike, bie Bitcoin

Bitcoin ra pas një rekordi ditën e Hëne menjëherë pas publikimit të lajmit se ishin vjedhur 31 milion dollar në monedha kriptografike.

Kompania pas Tether, një monedhë kriptografike e përdorur nga bursat e bitcoin për të lehtësuar këmbimin në monedha tradicionale, tha ditën e Marte se 30.9 milion dollar u hoqën nga portofoli Tether Treasury dhe u dërguan në një adresë bitcoin-i të paautorizuar.

Bitcoin ra me shpejtësi në 7,798 dollar për tu rikthyer përsëri në rritje dhe aktualisht vlerësohet me 8,098 dollar sipas Coinmarketcap.

Incidenti i fundit shton shqetësimet rreth sigurisë së monedhave kriptografike. Ai do ti bashkohet debateve të Wall Street-it nëse monedhat virtuale janë të aq të sigurta sa të pranohen në masë.

Tether, me një vlerë tregu prej 676 milion dollar, është monedha virtuale e tretë më e madhe në botë sipas Coinmarketcap.

Monedhat janë të lidhura ngushtë me paranë tradicionale duke u mundësuar përdoruesve të ruajnë dhe transferojnë para globalisht.

Kompania pas Tether thotë se monedhat e saj mbështeten 100% në monedhat tradicionale.

Famën monedha e mori falë adoptimit nga bursat të cilat e përdorin për të lehtësuar këmbimin e bitcoin në dollar, euro dhe yen. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>