Lajmet

Vidhen 7 milion dollar nga ICO-ja e monedhës dixhitale CoinDash

Jul 18 2017
0 Shpërndarje
Ata që ndoqën udhëzimet e hakerave u vodhën paratë sipas uebsajtit. Në një orë e gjysëm u vodhën 7 milion dollar. Vidhen 7 milion dollar nga ICO-ja e monedhës dixhitale CoinDash

Rreth orës 9 të mëngjesit ditën e hëne me orën lokale, Shawn Van de Vyer, një dentist nga Michigani, vizitoi uebsajtin e CoinDash për të kontrolluar të ashtuquajturin Initial Coin Offering – një mënyrë e re për të ngritur investime për startupet e monedhave virtuale.

Van de Vyer ka ndërtuar kompjutera dhe uebsajt prej 20 vitesh dhe filloi të studionte bitcoin kur vlera e tij ishte njëshifrore ende. Sot Bitcoin vlerëohet me 2,000 dollar ndërsa ai ka investuar edhe në monedhën dixhitale Ethereum.

Pak minuta pas orës 9, ai mori një mesazh SMS nga një mik i tij ku u lajmërua se faqja ishte hakuar. Vizitorëve të faqes u thuhej të dërgojnë ethereumin e tyre në një adresë tjetër nëse donin të bëheshin pjesë e ICO-së.

Ata që ndoqën udhëzimet e hakerave ju vodhën paratë sipas uebsajtit. Në një orë e gjysëm u vodhën 7 milion dollar. Sipas Etherscan i cili ndjek zhvendosjet e ethereum, 2,130 transaksione zunë vende gjatë kësaj kohe.

CoinDash tha se do të ofronte tokens (CDT) për ata që dërguan ethereum tek adresat e rreme përpara se CoinDash të mbyllej. Transaksionet e kryera pas mbylljes së faqes nuk do të kompensohen.

CoinDash synonte të ngrinte 12 milion dollar ndërsa ICO-ja i siguroi 7.53 milion dollar, një shifër realitivisht e ulët nëse krahasojmë me Tezos, EOS dhe Bancoer që ngritën mbi 540 milion dollar.

Pavarësisht rezultatevem Van de Vyver tha se do të vijojë të investojë në ICO sepse beson që teknologjitë blockchain do të krijojnë vlerë në të ardhmen. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>