Lajmet

Vidhen 7000 pajisje Wii U në qytetin Seattle

Dec 20 2012
0 Shpërndarje
Vidhen 7000 pajisje Wii U në qytetin Seattle

Wii UABC News raportoi se 7000 pajisje Wii U u vodhën mbrëmjen e djeshme në qytetin Seattle.

Vjedhja ndodhi afër aeroportit të qytetit me të njëjtin emër nga dy kamionë të cilat po transportonin këto pajisje.

Burimet konfirmojnë se secila nga Wii U kushton 300 $, ku e çon shifrën e përgjithshme të vlerës në 2.1 milionë $.

Kjo ngjarje është për të ardhur keq, duke konsideruar që po afrohen dhe Krishtlindjet.

Nuk ka akoma të dhëna rreth kërkimeve për kapjen e autorëve, gjithsesi sherifi i Seattle ka vënë një numër telefoni në dispozicion për këdo që ka informacion rreth kësaj ngjarjeje. (PCWorld Albanian)

Tags >

wii
Lajmet e fundit>