Harduer

ViewSonic lanson ekranin LED 27 inçësh

Jul 17 2012
0 Shpërndarje
ViewSonic lanson ekranin LED 27 inçësh

ViewSonic dje lansoi modelin më të fundit të ekraneve të saj me performansë të lartë, VX2703mh-LED.

Sipas ViewSonic të gjithë përdoruesit duhet të jenë të interesuar për ketë lloj ekrani, duke përfshirë familjarët e deri te bizneset e vogla pasi do ta vlerësojnë efikasitetin energjik të këtij ekrani.

VX2703mh-LED është i madh 27 inç dhe ka rezolucion Full HD 1920 x 1080. Ka 3ms kohë reagimi, shkëlqim 300cd/m2, kontrast 10,000,000:1, si dhe shumë porte si HDMI, DVI dhe VGA.

Ekrani gjithashtu ka të instaluara brenda altoparlantë SRS Premium.

Sa i përket ekosistemit, ViewSonic thotë se VX2703mh-LED ka deri 40% kursim energjie krahasuar me një ekran normal 27 inç.

Ky kursim vjen si pasojë e largimit së merkurit në dritën e pasme të LED, si dhe një sistem me 3 faza për ruajtje energjie.

Ai është i disponueshëm që sot me një çmim prej 299 dollarësh. (PCWorld Albanian)

Tags >

harduerTV
Lajmet e fundit>