Lajmet

Vijon udhëtimi i Albanian ICT Awards III në Tiranë, këtë herë me studentët e Universitetit Epoka

Mar 11 2015
0 Shpërndarje
Vijon udhëtimi i Albanian ICT Awards III në Tiranë, këtë herë me studentët e Universitetit Epoka

_MG_6461

Turi i workshopeve të Albanian ICT Awards vijon. Ditën e sotme grupi organizator i këtij eventi mbajti nga ora 9:00 – 10:30 workshopin e radhës në Universitetin Epoka, duke u prezantuar studentëve pjesëmarrës, konkursin mbarë kombëtar Albanian ICT Awards si dhe mundësitë e shumta që ofron. Studentët u informuan në mënyrë të detajuar lidhur me ICT Awards.

Të pranishëm në këtë event ishin një numër i lartë studentësh të apasionuar pas botës së teknologjisë. Ky interes i madh i tyre ra në sy nga pyetjet e shumta të drejtuara karshi organizatorëve gjatë gjithë workshopit.

_MG_6556

Prezantimi i eventit Albanian ICT Awards filloi me një video prezantuese, e duke u ndjekur kështu nga fjalimi inspirues i njërit prej pedagogëve të IT, zotit Ilir Capuni. Ai u shpreh për studentët rreth mundësive që ofronte ICT Awards duke shërbyer edhe si promotor i projekteve të tyre. Gjithashtu edhe shefi i departamentit të IT pranë këtij fakulteti,zoti Elton Domnori inkurajoi studentët të bëheshin pjesë e Albanian ICT Awards III.

_MG_6559

Në vijim të këtij workshopi organizatorët e eventit prezantuan të gjitha kategoritë e çmimeve: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Akademiku i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në ngritje i Vitit, ICT Femra Inovatore e Vitit dhe ICT Shërbimi Publik më i mirë i Vitit. Nga sa u vu re në këtë takim, studentët ishin goxha të interesuar për çmimin ICT Diploma e Vitit si dhe ICT Femra  Inovatore e Vitit, edhe pse një interes i madh u tregua edhe për kategoritë e tjera. 

Ajo që zuri një pjesë të rëndësishme në këtë workshop, ishte edhe bashkëbisedimi midis studentëve dhe organizatorëve lidhur me çdo informacion të mëtejshëm të kërkuar nga ta. Një falenderim i veçantë për organizimin e këtij workshopi shkon për Universitetin Epoka i cili na mundësoi të sillnim më pranë studentëve këtë event. (PCWorld Albanian)

_MG_6554

_MG_6567

Lajmet e fundit>