Harduer

Viking Technology vendos 50 Terabajt në një disk solid 3.5 inç

Jul 14 2017
0 Shpërndarje
Nëse 50 Terabajt u duken ekstravagante, Viking ofron një model 25 Terabajt. Disku solid konsumon 16 vat gjatë punës dhe 10 vat kur është jo në gjendje pune. Viking Technology vendos 50 Terabajt në një disk solid 3.5 inç Photo Source: Viking

Viking Technology prezantoi diskun e parë solid me kapacitet rekord prej 50 Terabajt. I quajtur Silo SSD, pjesë e familjes së produkteve të kapacitetit të lartë të Viking Technology, vjen në madhësinë standarte prej 3.5 inç dhe ndërfaqen SAS.

Nëse 50 Terabajt u duken ekstravagante, Viking ofron një model 25 Terabajt. Disku solid konsumon 16 vat gjatë punës dhe 10 vat kur është jo në gjendje pune.

Sipas kompanisë qendrat e të dhënave mund të kursejë deri në 80% më pak shpenzime në energji, hapësirë dhe ftohje për terabajt me diskun solid UHC-Silo.

Sot nuk ka disk solid me kapacitet më të lartë sesa Silo. Çmimi i diskut solid ende nuk është bërë i ditur por një SSD me kapacitet 1 Terabajt kushton 300 dollar ndërsa Silo mund të shkojë deri në 15,000 dollar. /PCWorld Albanian

Tags >

SSDViking
Lajmet e fundit>