Lajmet

Viktimat e ransomware Petya kanë shpresë thonë hulumtuesit

Jul 10 2017
0 Shpërndarje
Megjithatë Positive Technologies tha se koncepti është tepër i avancuar për tu mësuar nga shumica e përdoruesve të thjeshtë të kompjuterave. Viktimat e ransomware Petya kanë shpresë thonë hulumtuesit

Një firmë sigurie tha se ka arritur të dekriptojë të dhënat e dëmtuara nga sulmi me ransomware Petya në një kompjuter të infektuar.

Sulmi kibernetik i cili shkaktoi jo pak probleme në mbarë botën, ishte i përqendruar në Ukrainë. Zgjedhja e hulumtues funksionon vetëm nëse ransomware ka privilegje administratori.

Megjithatë Positive Technologies tha se koncepti është tepër i avancuar për tu mësuar nga shumica e përdoruesve të thjeshtë të kompjuterave.

Sipas kompanisë, krijuesit e ransomware kishin bërë gabime në programimin e algoritmit të enkriptimit Salsa 20 i cili është përdorur me privilegje administratori.

Nëse ransomware nuk ka marrë privilegjet e administratorit, atëherë malueri aplikon tjetër teknikë enkriptimi dhe e vetmja mënyrë për të marrë të dhënat nën kontroll është përmes celësave privatë të cilat jepen vetëm nga kriminelët që e kanë krijuar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>