Lajmet

Vimeo sjell sistemin Copyright Match për të gjetur dhe larguar video të jashtëligjshme

May 24 2014
0 Shpërndarje
Vimeo sjell sistemin Copyright Match për të gjetur dhe larguar video të jashtëligjshme

vimeowp7_640.0_standard_640.0Vimeo për shumë vite ishte pa ndonjë opsion të automatizuar për të drejtat e autorit, sikur që është Content ID në YouTube, por tani kjo liri për të gjithë ka përfunduar. Faqja që mundëson postimin dhe shikimin e videove ka lëshuar sistemin Copyright Match, për të cilin thotë që është përgatitur për të “respektuar kufijtë e ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e krijuesve të tjerë”.

Në një postim në blog, Vimeo shkruan që uebfaqja e vet ekziston për të shfaqur punën origjinale dhe nuk ka qenë asnjëherë shtëpi e përmbajtjes së piratuar, si emisione televizive, filma dhe transmetime të ndeshjeve profesioniste sportive.

Copyright Match është synuar për të rritur zbatimin e atyre udhëzimeve teksa Vimeoi vazhdon të rritet dhe të ofrojë veçori të reja si Vimeo On Demand – që iu mundëson shikuesve t’i paguajnë krijuesit për filmat e tyre drejtpërsëdrejti.

Kështu që është e lehtë të shihet se përse kompania është duke ndërmarrë hapa të rinj për të mbajtur larg nga faqja përmbajtjen e vjedhur ose të kopjuar. Sistemi automatikisht kap gjurmët e audiove nga një video dhe shikon për ndonjë përkim të mundshëm me përmbajtjen e ruajtur nga ligji për të drejtat e autorit. Nëse e gjen ndonjë, atëherë do të pranoni një e-mail që ju lajmëron për problemin.

Por Vimeo është në dijeni të plotë për gjërat e debatueshme dhe shqetësimet e shumta që janë shkaktuar nga implementimi i sistemit të portalit YouTube. Ndonëse postimi në blog nuk e prek portalin për shpërndarje të videove të Google me emër, ai i përshkruan zgjidhjet e tjera për gjetjen e përdorimit të përmbajtjes së kopjuar si “shpatë me dy tehe”. Kompania e di që është shumë e lehtë që videot të raportohen dhe të largohen edhe kur materiali i mbrojtur me të drejtat e autorit është përdorur me leje ose është në kategorinë e përdorimit të ligjshëm.

Për t’iu shmangur gabimeve sa më tepër që të jetë e mundur, Vimeo thotë që personat që përgatisin video origjinale mund të tregojnë që ka ndodhur një përkim i gabuar dhe të mund ta bëjnë shpjegimin që ata kanë marrë lejet e nevojshme. Ata mund ta zëvendësojnë audion që mbrohet nga të drejtat e autorit me ndonjë alternativë nga dyqani i muzikës në Vimeo. (PCWorld Albanian)

Tags >

VimeoVine
Lajmet e fundit>