Lajmet

Vine rrit aftësinë për të ndërfutur videot

Mar 30 2013
0 Shpërndarje
Vine rrit aftësinë për të ndërfutur videot

vineVine, me aftësinë e saj për të krijuar video të shkurtra me GIF, është bërë shumë e fasmshme në Twitter, por gjithsesi fansat kërkojnë më shumë funksione dhe karakteristika.

Më në fund Vine përgjigjet duke ofruar mudësinë për të ndërfutur videot e Vine.

Më përpara, përdoruesit e Vine mund të fusnin “cicërima”në Vine, por tani ata mund të fusin vet videot në cicërima, me një rezolucion prej 600* 600, në çdo uebfaqe.

Kur ju klikon mbi butonin Embed në një lidhje të Vine, ju mund të zgjidhni midis një kalimi standard, apo një “Postcard” që vendos fotografinë e profilit të përdoruesit të Vine me një shtesë teksti brenda një kornize të bardhë që rrethon videon.

Si për një dedikim standard apo për një dedikim “Postcard”, ju mund të zgjidhni midis 600, 480 apo 320 piksel rezolucion.

Vine e prezantoi në një post blogu këtë përmirësim. Përdoruesit mund të marrin kodin për ndërfutjen për personat e Vine ose nëpërmjet uebfaqes së Vine apo nëpërmjet aplikimeve të iOS. (PCWorld Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>