Siguri

Virus i ri në Android, incizohen thirrjet

Aug 2 2011
0 Shpërndarje
Virus i ri në Android, incizohen thirrjet

Virusi i ri incizon thirrjet e përdoruesve pa dijeninë e tyre, raporton Network World. Malware’i trojan, që në mënyrë automatike incizon të gjitha thirrjet i ruan ato në SD kartelën e pajisjes, ndërsa thuhet se kjo është diçka e rrezikshme për shkak të mundësisë së asaj që secili zhvillues të fus këtë funksionalitet trojan në softuerin e tij.

Sipas Juniper Networks që postuan një raport në muajin maj, Symbian dhe Microsoft Windows Mobile kanë qenë caqe primare të hakerëve që kanë kërkuar të futen në grupin e përdoruesve të celularëve të mençur. Megjithatë gjatë këtij viti, zhvilluesit e malware veçse kanë filluar të punojnë në krimba edhe për Apple iOS edhe për Google Android. Gjersa iOS vazhdon të jetë më i sigurt, Android po has në sulmet më të mëdha.

Pra përdorues të Android keni kujdes dhe shikoni se çfarë po shkarkoni nga dyqani i aplikacioneve, sepse me rritjen dhe shtrirjen e mëtutjeshme të Android në treg, atraktiviteti i këtij sistemi operativ për hakerë bëhet gjithnjë më i madh… ngjashëm sikurse që është Windows më atraktiv sesa Mac OS X apo Linux… /pcworldalabnian

Lajmet e fundit>