Vëzhgim

Virus-Bateri për të fuqizuar pajisjet e ushtrisë amerikane

Aug 24 2010
0 Shpërndarje
Virus-Bateri për të fuqizuar pajisjet e ushtrisë amerikane

Burimi i ri i energjisë mund të inkorporohet me disa materiale siç janë uniformat apo xhaketat anti-plumb dhe të hidhen apo spërkaten në kontejnerë të çfarëdo madhësie dhe forme. Përveç kësaj ata do të mund të fuqizojnë celularë të mençur, njësi GPS dhe pajisje tjera portabile elektronike.

”Ne jemi duke folur për materiale që gjithashtu janë edhe bateri” tha Dr. Mark Allen nga MIT. “Bateritë, në momentin që vendosen në rroba, mund të ofrojnë energji për një bashkësi të pajisjeve të teknologjisë së lartë, duke përfshirë radio të dorës, njësi GPS dhe asistentë tjerë personal digjital. Ata gjithashtu mund të përdoren në celularë dhe smartphone të përditshëm”.

Bateri janë të bazuara përreth katodave të reja të përpunuara nga një material hekur-fluor për të cilin ekipi thekson se mund të prodhojë bateri me peshë të lehtë dhe fleksibile që shkaktojnë humbje minimale të fuqisë, performancës apo mbushjes në krahasim me burimet e sotme rimbushëse të energjisë.

Zhvillimi ndërtohet në punë të mëparshme të përbashkëta mes shkencëtarëve të MIT, Angela Belcher dhe kolegëve të saj, të cilit ishin inxhinierët e parë që krijuan një virus si një biotemplate për të përgatitur anoda dhe katoda litium-hekur të baterive. (www.pcworld.al)

Virusi i quajtur M13 bakteriofag, përmban një mbështjellës të jashtëm me proteina që rreth bërthamën e brendshme të gjeneve. Ajo infekton bakterin dhe është e padëmshme ndaj njerëzve. “Duke përdorur bakteriofagun M12 si një mostër në një shembull të kimisë së gjelbër, përkatësisht një metodë që ruan ambientin dhe krijon baterinë” tha Allen. Dhe sipas këtij këto materiale do të duhej të jenë më pak të rrezikshme sesa ato të përdorura në bateritë e tanishme litium-hekur sepse prodhojnë më pak nxehtësi, që redukton rrezikun e zjarrit.

Grupi Belcher Biomaterials është duke filluar me fazat e testimit dhe shkallëzimit të materialeve me bateri të fuqizuar nga viruset, duke përfshirë edhe një numër të automjeteve për operacione vëzhgimi. Duke bërë bateri të lehta Allen shtoi se kjo do të ketë ndikim pozitiv edhe për personelin ushtarak edhe për atë civil. “Ushtarët e zakonshëm bartin disa kilogram bateri me vete. Por nëse ata do të mund të konvertonin rrobat e tyre në pako baterish, barra mbi supet e tyre mund të zvogëlohet dukshëm. E njëjta mund të vlejë edhe për ata që udhëtojnë, sepse në vend se të bartin bateri rimbushësh për celularët, laptopët dhe pajisjet e tjera të tyre, ata mund ta kenë më të lehtë udhëtimin me rroba që sillen si bateri” përfundoi ai.

Lajmet e fundit>