Siguri

Virusi Conficker ende në aktivitet

Jan 18 2010
0 Shpërndarje
Virusi Conficker ende në aktivitet

Pjesa më e madhe e sulmeve gjenerohet nga serverat me origjinë Ruse dhe Braziliane për të quar më pas këtë aktivitet në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Edhe pse Microsoft ka përgatitur një arnim për të siguruar këtë dobësi të sistemit për portën 445, për versionet e para të Conficker, sipas ekspertëve ky virus i quajtur ndryshe “Worm” ka mbetur aktiv sepse një pjesë e kompjuterëve të infektuar përdorin kopje të palicencuara të Windows, të cilat nuk kanë të drejtën e përditësimeve.

Versionet e Conficker të cilat mund të jenë ende aktive janë Conficker.A e Conficker.B, ndërsa duket në renie përsa i përket virusit Conficker.C.

Aktualisht infektimi me virusin Conficker.A e Conficker.B duket në renie në krahasim me të kaluarën nga 6.7 milion PC të infektuar në fund te Nëntorit në 6.3 milion pc në fund të vitit 2009, ndërsa përsa i përket infektimit të kompjuterëve me virusin Conficker.C numri ka rënë nga 400.000 në 280.000 PC të infektuar .

Lajmet e fundit>