Lajmet

Virusi Ebola përshpejton përhapjen e teknologjisë në Sierra Leone dhe Liberi

Nov 27 2014
0 Shpërndarje
Virusi Ebola përshpejton përhapjen e teknologjisë në Sierra Leone dhe Liberi

APërhapja e virusit Ebola ka nxitur të menduarit kreativë tek institucionet akademike dhe nismat private të edukimit që janë të vendosur të arrijnë tek studentët të cilët kanë qenë duke u mbajtur të mbyllur për muaj të tërë në Sierra Leone dhe Liberi. Të sfiduar me një epidemi, Universiteti i Sierra Leones planifikon të vendos shënimet nga ligjëratat në uebfaqen e vet, si dhe të bëjë dërgimin e materialeve mësimore përmes e-mailit dhe të lidhet me studentë përmes platformave sociale si Whatsapp dhe Facebook. Sesioni 2014/2015, që duhej të fillonte më 1 tetor, është shtyrë për shkak të shfaqjes së këtij virusi famëkeq.

Sierra Leone është njëra nga vendet të cilat janë të goditura fuqishëm nga sëmundja e cila tashmë thuhet që ka marrë jetën e mbi 5,000 personave në Afrikën Perëndimore. Vetëm javën e kaluar, Sierra Leone regjistroi 435 raste të reja të konfirmuara të Ebola-s dhe 110 vdekje të konfirmuara. “Edukimi është një biznes dhe studentët tanë janë klientët tanë, kështu që ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i kënaqur ata,” tha zëvendës kancelari i Universitetit të Sierra Leones. “Ne dëshirojmë të arrijmë tek ata kështu që kur ne kthehemi në gjendjen normale së shpejti, ne nuk do t’ia fillojmë nga një pozitë deficiti,” tha Thompson në një konferencë të lajmeve javën e kaluar.

Universiteti ka tre kolegje, Kolegjin FourahBay, Kolegjin e Mjekësisë dhe Shkencave të Shëndetit dhe Institutin e Administratës Publike dhe Menaxhimit. Universiteti planifikon që të ofrojë edhe kopje të shënimeve të ligjëratave në CD dhe të bartë radio transmetime. Thompson tha që shkolla ka vendosur të përdorë mësimin elektronik sepse nuk mund të përcaktojë se kur do të fillojë procesi normal mësimor.

Ndonëse lëvizja ende nuk është kritikuar në mënyrë publike, një avokat i të drejtave të njeriut, Rashid Dumbuya, tha që sistemi i edukimit në Sierra Leone tashmë duhet të ishte strukturuar për një ambient për mësim elektronik. “Universiteti i Sierra Leones ka nevojë të përqafojë e-mësimin. Kjo është mënyra se si shkohet në shekullin 21,” shënoi në Facebook Dumbuya. “Shkolla duhet ta punësojë një ekspert ndërkombëtar të IT-së për ta krijuar një Ambient Virtual të Mësimit ku lajmërimet dhe materialet do të postohen për studentët në Universitet.” (PCWorld Albanian)

Tags >

viruset
Lajmet e fundit>