Lajmet

Vista sistemi operativ më i pasuksesshëm i Windows

Feb 9 2009
0 Shpërndarje
Vista sistemi operativ më i pasuksesshëm i Windows

Ndërsa firma hulumtuese Ovum Ltd dha parashikime më modeste duke thënë se Vista do të rritej për 15 përqind gjatë vitit të parë. Ndërkohë doli të jetë e kundërta e të gjitha parashikimeve, ngase Vista doli të jetë sistemi operativ që më së shpejti është hequr nga përdorimi.

Sipas raportit të Forrester Research, dy vite pas daljes në treg, Vista ka arritur vetëm 9 përqind të përdoruesve. Kjo e bën Vista-n të jetë sistemi operativ më i pasuksesshëm që Windows ka pasur ndonjëherë. Por gjërat duken se do të përmirësohen për Vista-n gjatë 2009-s. Nga 962 IT punonjës të intervistuar në Amerikë dhe Europë, 31 përqind thanë se janë duke kaluar në sistemin operativ të Vista, ndërsa 26 përqind thanë se këtë gjë do ta bëjnë gjatë 2009-s apo edhe më vonë. 28 përqind të intervistuarve ende nuk kanë vendosur asgjë, ndërsa 15 përqind kanë vendosur t’i ikin Vista-s e të kalojnë drejt në Windows 7, kur versioni përfundimtar të jetë lançuar më 2010.

Sipas raportit të Here’s how enterprises, 71 përqind akoma përdorin Windows XP, 10 përqind përdorin Windows 2000, 9 përqind përdorin Windows Vista, Mac dhe të tjera nga 3 përqind dhe Linux me 2 përqind. 

Lajmet e fundit>