Lajmet

Vista SP2 hyn në testimin përfundimtar

Mar 3 2009
0 Shpërndarje
Vista SP2 hyn në testimin përfundimtar

 

Ky lajm i hidhur vjen pas spekulimeve se Microsoft kishte mbaruar release candidate për Vista SP2 dhe Windows Server 2008 SP2 duke ju thënë testuesve se këto programe janë të gatshme për shkarkim.

Që nga sot Vista SP2 dhe Windows Server SP2 do të jenë të mundshme vetëm për parapaguesit e TechNet dhe MSDN (Microsoft Developer Network), palë për shërbimet me pagesë që kujdeset për IT profesionistët dhe zhvilluesit.

Ndërkohë përdoruesit e thjeshtë do të duhet të presin kohë më të gjatë. Zëdhënësi i kompanisë tha se gjatë javës së ardhshme, Microsoft do ta bëjë të mundshëm SP2 RC për publikun përmes TechNet, duke mos bërë të ditur ditën e saktë.

Ndërkohë Microsoft bën të ditur se versioni përfundimtar i Vista SP2 do të jetë i gatshëm gjatë çerekut të dytë të vitit.

Lajmet e fundit>