Analiza

Viti i tabletëve, apo viti i iPad?

Dec 23 2010
0 Shpërndarje
Viti i tabletëve, apo viti i iPad?

Në vitin 2010 u tha se një numër i tablet kompjuterëve do të arrinin në treg dhe do të ishin produkte inovative nga prodhues të mëdhenj si Microsoft, Google e Samsung, që do  të ndryshonin fytyrën e kompjuterikës dhe mënyrës sesi ne konsumojmë revista, lajme, video dhe ueb përmbajtje tjera.

Por këto mbetën vetëm parashikime sepse shumica e tabletëve as që dolën nga dyert e prodhimit nga fabrika. Për shembull, Microsfot Courier një tablet invoativ me dy ekrane, ishte vendosur në sirtarë nga prodhuesi i saj pa dhënë ndonjë arsye. Google Tablet, që ishte përfolur për kohë të gjatë, ende pritet të paralajmërohet. Dhe produktet tjera si Skiff Reader nga Hearst, u mbytën tërësisht apo u shtynë për kohë të pacaktuar të debutimit.

Po pra çka ndodhi me vitin e tabletëve? Përgjigja është e thjeshtë: iPad. Apple ofroi një kompjuterë të hollë të ngjashëm me kompjuterin që inkorporoi përvojën e saj të përkryer nga iTunes App, me çmimin e duhur dhe me ndërfaqen intuitive që ndihmoi kompaninë të shes me shpejtësi me miliona pajisje të këtilla.

Gjersa po lëvizim drejt vitit 2011, ka thashetheme që thonë se CES 2011 në Las Vegas do të jetë përqendruar në tablet. Do të ketë tabletë nga Microsoft, Hewlett-Packard dhe nga një numër i pajisjeve që bazohen në platformën Google Android. Të gjithë synojnë të sfidojnë prodhuesin Apple, dhe kjo do të thotë se do të jemi sërish përballë një viti të quajtur “Viti i tabletëve”.

Raportet e lëshuara gjatë vitit nga Forrester Resarch dhe IDC, kompani që hulumtojnë tregun e IT-së, theksojnë se tregu i tabletëve do të shpërthejë gjatë viteve në vazhdim. IDC parashikon se 42 milion tabletë do të shiten në SHBA vetëm në vitin 2011.

Por kush mund të konkurrojë me Apple? Thashethemet nëpër web potencojnë se do të ketë një iPad 2 të gatshëm për konsumatorë që do të sjellë veçori të reja, duke përfshirë edhe dy kamera dhe një dizajn të mundshëm më të vogël. Kompanitë që shpresojnë të konkurrojnë me Apple sipas të gjitah gjasave do të dështojnë – ashtu siç kanë bërë shumë të tjerë më parë – nëse ata tentojnë të tërheqin konsumatorë duke ofruar pajisje me veçori ekstra, ekrane më të mëdha dhe avancime teknologjike.

Por disa nuk do të dështojnë. Google që ka punuar me mund për të avancuar sistemin e saj Android dhe Chrome, që të punojnë në ekrane më të mëdha dhe kompjuter të hollë, kështu që ka gjasa për një produkt konkurrues prej tyre. Por të shpresojmë se vitin tjetër do të ndodh kjo, përndryshe do të kemi një vit 2012 që do të ketë emrin “Viti i tabletëve”.

Çfarë mendoni ju? Cilat kompani duhet të jenë konkurrentët kryesor të tregut të ri për tabletë? Vendosni mendimet tuaja në komentet më poshtë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>