Harduer

Vitin e ardhshëm Apple mund do të lançojë iPad-in me përmasa 12.9 inç

Aug 27 2014
0 Shpërndarje
Vitin e ardhshëm Apple mund do të lançojë iPad-in me përmasa 12.9 inç

iPadApple ka raportuar se po planifikon të lançojë një iPad me madhësi 12.9 inç, gjë e cila do ta bëjë atë tabletin me përmasat më të mëdha në treg. Sipas një raporti nga Bloomberg, kompania po punon në një iPad me përmasa të dukshme më të mëdha se modelet ekzistuese me madhësi 9.7 inç dhe 7.9 inç. Publikimi citon që Apple ka më shumë se një vit që po bashkëpunon me prodhuesit për krijimin e iPad-it më të madh.

Lajmi vjen pas përgatitjes së kompanisë Apple për lançimin e telefonit të ri inteligjent iPhone 6, i cili besohet që do të vij në dy modele, modeli i parë do të ketë madhësinë 4.7 inç, ndërsaj i dyti 5.5 inç. iPhone 6 pritet të hidhet në treg më 9 shtator

Nxjerrja në treg e iPad-it me përmasa 12.9 inç mund të sillte përmirësime në shitjet e kompanisë në këtë fushë. Viteve të fundit shitjet kanë rënë për shkak se përdoruesit nuk përditësojnë iPad-et e tyre, por preferojnë që të marrin një telefon inteligjent me përmasa të mëdha si Samsung Galaxy S5.

iPad-i me përmasa të mëdha do të ketë një rol të rëndësishëm, pasi do t`i vihej në ndihmë kompanisë në veprimtarinë e saj më të fundit për shpërndarjen dhe rritjen e mëtejshme në treg. Së fundmi Apple ka krijuar partneritet me kompaninë IBM për një shërbim sa më të mirë nga pajisjet inteligjente iPhone dhe iPad. (PCWorld Albanian)

Tags >

Appleipad
Lajmet e fundit>