Harduer

Vivo V11 është një telefon buxhetor me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran

Sep 5 2018
0 Shpërndarje
Nëse kërkoni diçka më të avancuar, kompania ke integruar teknologji të ngjashme me Face ID me rreze infra të kuqe. Vivo V11 është një telefon buxhetor me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran

Në CES 2018 Vivo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve duke demonstruar X20 Plus UD me një skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran.

Tashmë kompania kërkon të sjellë këtë inovacion në modelin e ri të rangut të mesëm Vivo V11.

Telefoni buxhetor vjen me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran, një tipar të cilin zakonisht e kemi venë re tek telefonët e rangut të lartë.

Nëse kërkoni diçka më të avancuar, kompania ke integruar teknologji të ngjashme me Face ID me rreze infra të kuqe.

Telefoni ka një kamër frontale prej 25 megapiksel e cila sjell teknologjinë AI Face Shaping për modelimin dhe zbukurimin e fytyrës.

Në brendësi të telefonit gjendet një çip Snapdragon 660, 6GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme.

Bateria prej 3,400 mAh ka furnizon ekranin 6.41-inç AMOLED me rezolucion 2,340×1080 piksel.

Vivo V11 do të shitet nga 350 deri në 450 dollarë. /PCWorld Albanian

Tags >

Vivo
Lajmet e fundit>