Lajmet

Vizatoni emoji tuaja me Gboard 6.3, aplikacioni sugjeron shprehje

Jun 12 2017
0 Shpërndarje
Dy veçoritë e reja janë pjesë e inciativës së Google për të përdorur inteligjencën artifiale dhe bërë aplikacionet më inteligjente. Vizatoni emoji tuaja me Gboard 6.3, aplikacioni sugjeron shprehje

Aplikacioni i tastierës së Google tashmë edhe më inteligjent. Gboard, një aplikacion për Android dhe iOS, erdhi ditën e sotme me veçori të reja si: vizatimi i emoji-ve tuaja si dhe dërgimi i shprehjeve.

Dy veçoritë e reja janë pjesë e inciativës së Google për të përdorur inteligjencën artifiale dhe bërë aplikacionet më inteligjente.

Ato janë të disponueshme aktualish vetëm në Android. Përditësimet ende nuk janë shfaqur në Google Play Store, por në orët në vijim do të shikoni aplikacionin të kalojë në versionin 6.3.

Google thotë se Gboard mbështet mbi 200 gjuhë. Mund ta shkarkoni duke klikuar në këtë lidhje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>