Biznes

Vizio do të ndalojë shitjen e televizorëve Plasma

Feb 16 2009
0 Shpërndarje
Vizio do të ndalojë shitjen e televizorëve Plasma

Si duket teknologjia e televizorëve Plasma i ka ditët e numëruara. Së pari ishte kompania Pioneer ajo që ndaloi shitjen e televizorëve Plasma, ndërkohë asaj iu shtua edhe një tjetër kompani.

Së  fundi kompania Vizio ka paralajmëruar se do të ndalojë shitjen e televizorëve Plasma. Megjithëse kompania nga Kalifornia pati ndërtuar një biznes të suksesshëm në shitjen e televizorëve high-definition, tani ajo  do të fokusohet vetëm në shitjen e LCD-ve.

Vizio është kompania e dytë që largohet nga tregu i Plasma TV-ve pas kompanisë Pioneer. New York Times bën të ditur se largimi i këtyre dy kompanive nga tregu ka lënë vetëm tre prodhues të televizorëve Plasma, ato janë LG, Panasonic dhe Samsung
 

Lajmet e fundit>