Lajmet

“Vizitoni” hapësirën qiellore nga karrigia juaj

Nov 19 2012
0 Shpërndarje
“Vizitoni” hapësirën qiellore nga karrigia juaj

Nuk është çudi që nuk shqetësohemi që të shkojmë për pushime në ndonjë vend tjetër në galaktikën tonë, pasi është një rrugë shumë e gjatë, por fatmirësisht, ekziston një eksperiment për shfletuesin Chrome, “100,000 Stars”.

Aplikacioni”100,000 Stars” përdor teknologjitë e uebit të fuqizuara nga Google si WeGL, CSS3D dhe Web Auio, gjithashtu edhe pamjet dhe të dhënat nga burimet si NASA dhe Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) për të krijuar një virtualizim të shkëlqyer të galaktikës.

E tërë përvoja është një lloj modestie e të kuptuarit se sa të vegjël jemi në hapësirë. Nëse zgjidhni të shkoni përgjatë rrugëtimit të orientuar që vjen me rrëfim të disa fakteve të shkëlqyera ose të vendosni që virtualisht të hulumtoni vetë hapësirën e digjitalizuar, mund të shihni shumë gjëra.

100,000 Stars” do t’iu mundësojë që të shihni pamje të zmadhuara dhe përgjatë galaktikës, që të rrotulloni yjet në rrathë, të shihni renditjet e yjeve më të afërt me Diellin dhe të lexoni edhe për të afërmit në gjithësinë tonë.

Po ju paralajmërojmë: Nëse jeni mjaft shumë të interesuar për hapësirën, mundësitë janë që do të humbisni orë të tëra në 100,000 Stars. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>