Lajmet

Vjedhja e identitetit arrin shifrat më të larta në tre vitet e fundit në SHBA

Feb 23 2013
0 Shpërndarje
Vjedhja e identitetit arrin shifrat më të larta në tre vitet e fundit në SHBA

identityKonsumatorët amerikanë kanë përjetuar vjedhjet më të mëdha të identitetit gjatë tre viteve të fundit, edhe pse pjesa më e madhe e tyre kanë ardhur si rezultat i sulmeve ndaj bankave apo tregtarëve.

Incidentet me vjedhjen e identitetit kanë prekur 5.26% të të rriturve amerikanë gjatë vitit të kaluar, rezultate që vijnë nga sondazhi i Javelin Strategy and Research. Kjo shënon një rritje krahasuar me 4.9% në vitin 2011 dhe 4.35% në vitin 2010.

Kompania ka publikuar edhe numrin e njerëzve që kanë rënë viktimë e këtyre sulmeve në vitin 2012, të cilët vlerësohen se janë12.6 milionë.

Rreth gjysma e tyre nuk i kanë mbajtur vetë kostot e vjedhjes, u shpreh firma në raportin e saj. Ndërsa, për personat që i kanë përballuar vetë kostot, mesatarja vlerësohej të ishte 365 $. Në pjesën më të madhe të rasteve, kostot janë mbuluar nga institucionet financiare, tregtarët apo bizneset e tjera.

Një nga elementet që theksohen më tepër në raport janë disa stile të reja të kriminelëve kibernetike, të cilët, pasi mbledhin të dhëna personale, hapin më pas llogari të reja, për shembull, llogari për kartë krediti. Ky lloj mashtrimi preku 1.22% të të rriturve amerikanë në 2012-n. Edhe vjedhja e të dhënave të sigurimeve shoqërore mbetet një fenomen tepër shqetësues.

“Kriminelët, duke ndryshuar të dhënat e kontaktit të konsumatorëve, eliminojnë mundësinë që këta të fundit të njoftohen kur llogaritë e tyre janë vjedhur,” shkruhej në raport. (PCWorld Albanian)

Tags >

privatesi
Lajmet e fundit>