Lajmet

Vjedhja masive e valutës dixhitale Bitcoin me vlerë 1.3 milion $

Nov 9 2013
0 Shpërndarje
Vjedhja masive e valutës dixhitale Bitcoin me vlerë 1.3 milion $

bitcoin robberyKriminelët kibernetikë kanë vjedhur një sasi shumë të madhe të valutës dixhitale Bitcoin nga input.io, një kompani që lejon përdoruesit të ruajnë valutën e tyre dixhitale në portofola on line.

Vlera në dollarë e sasisë së vjedhur është 1.3 milion $. Lajmi është dhënë nga themeluesi i kësaj faqeje ditën e premte.

Themeluesi i faqes, i cili njihet me emrin TradeFortress, ka shkruar se kriminelët kiberentikë kanë hakuar faqen e tij dy herë dhe kanë vjedhur 4100 BTC (shkurtimi për Bitcoin) që vlejnë sa 1.3 milion $.

Kjo përbën një prej 15 grabitjeve më të mëdha në historinë e Bitcoin-eve. Vjedhja më e madhe e kësaj liste ka pasur vlerën 263 024 BTC. Hakerët kanë fituar akses ndaj bazës së të dhënave të kësaj faqeje duke maskuar identitetet e tyre nëpërmjet një sulmi të inxhinierisë sociale.

TradeFortress ka shpjeguar në një njoftim se hakerët mundën të hakonin llogarinë ku hostohej faqja duke kompromentuar disa llogari e-mailesh madje, ata kishin mundur të kalonin me sukses autentikimin me dy faktorë duke mundësuar kështu marrjen e informacioneve nga serveri kryesor.

Hakimi është kryer në datat 23 dhe 26 tetor, por TradeFortress filloi të njoftonte përdoruesit e infektuar gjatë kësaj jave. Në forumin BitcoinTalk ai ka shkruar se po përgatitet rifinancimi i tyre, por faqja nuk disponon fonde të mjaftueshme për të dëmshpërblyer të gjithë plotësisht.

Duke marrë parasysh se monedhat dixhitale Bitcoin janë shumë të vështira për t’u gjurmuar, mund të themi se shanset për kapjen e hakerëve janë shumë të pakta. Disa dyshojnë se sulmi mund të jetë mbështetur nga TradeFortress, po ai i ka mohuar këto akuza.

Pas këtij sulmi, uebfaqja është mbyllur përfundimisht dhe TradeFortress ka paralajmëruar përdoruesit e Bitcoin që të mos i ruajnë më këto lloj monedhash në portofole on line. (PCWorld Albanian)

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>