Lajmet

Vjen aplikacioni që “bisedon” me fëmijën tuaj

Aug 29 2014
0 Shpërndarje
Vjen aplikacioni që “bisedon” me fëmijën tuaj

video.yahoofinanceMënyrat se si fëmijët argëtohen sot kanë ndryshuar shumë me ardhjen e epokës së smartfonëve. Sot fëmijët përdorin aplikacione, shohin video dhe ndërveprojnë me lodrat e tyre në një mënyrë që ishte e paimagjinueshme dekada më parë. Dhe në vend që vetëm tu “flasin” kukullave të animuara, ata duan që dhe ato tu përgjigjen.

Oren Jacob, CEO i ToyTalk, është përqëndruar në zhvillimin e një gjenerate të re ndërveprimi të aplikacioneve. Aplikacionet e kompanisë si SpeakaZoo dhe Winston Show, prezantojnë karaktere vizatimorë që mund të flasin dhe të ndërveprojnë me fëmijët duke krijuar kështu një bisedë me ta.

“Pritjet se sa interaktive dhe tërheqëse do të ishin mënyrat e argëtimit sot janë tani më të imagjinueshme se sa kur unë isha një fëmijë” –shpjegon Jacob, i cili punoi për dy vjet në industrinë e filmit para se te themelonte ToyTalk.

Sekreti i aplikacionit Toy Talk qëndron në pajisjen me një program për njohjen e fjalëve që quhet PullString. Ky program punon në prapaskena dhe analizon atë se çfarë janë fëmijët duke thënë dhe përgjigjen e duhur që ata kërkojnë. Çdo gjë që karakteret thonë është e shkruar më parë, por biseda rrjedh për t’ju përgjigjur komenteve të fëmijës.

Duke qenë se programi i njohjes së fjalëve të ToyTalk është goxha i mirë, kategoria e aplikacioneve të fëmijëve është duke u rritur në treg gjithnjë e më shumë. Shitjet e aplikacioneve edukative për fëmijët arritën në 1.7 miliardë dollarë në 2013, duke pritur që në 2018 të kapi shifrat e 2.4 miliardë dollarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>