Lajmet

Vjen BlackBerry World App

Sep 7 2011
0 Shpërndarje
Vjen BlackBerry World App

BlackBerry ka prezantuar aplikacionin e vet të quajtur BlackBerry World App.

Për shembull, portali tani është i ndarë në kanale – duke i ndarë aplikacionet, lojërat dhe ndërfaqet në seksionet e tyre të veçanta – dhe opsione të reja të kërkimit, duke përfshirë një shirit të kërkimit në ballinë, kërkim përgjatë kanaleve dhe mundësinë për t’i filtruar aplikacionet në bazë të çmimit, vlerësimit, datës së lëshimit, që kanë të bëjnë me atë aplikacion përkatës ose më i popullarizuar.

Ndërmarrja gjithashtu ka paraqitur një sistem më transparetn të hollësive të aplikacioneve që paraqet vëzhgimet e përdoruesve, vlerësimet me yje dhe pamje nga puna që bën aplikacione përpara se të shkarkohet ai.

BlackBerry App World 3.0 paraqiti gjithashtu një veçori të quajtur MyWorld që ua mundëson njerëzve të dinë se cilat aplikacione i kanë instaluar ose fshirë, e po ashtu edhe përmbajtjen dhe shërbimet në të cilat kanë bërë abonime. Ai gjithashtu do t’iu tregojë përdoruesve kur do të jetë i gatshëm një përditësim për aplikacione.

Në mesin e risive ndodhet edhe një veçori e cila ua mundëson përdoruesve që të dërgojnë një aplikacion nga tregu duke përdorur email, BlackBerry Messenger (BBM), Facebook, Twitter dhe SMS.

Tregu i ri është i gatshëm për pajisjet BlackBerry OS 5.0 dhe më të reja dhe përdoruesit e BlackBerry “do të shohin lajmërimet për përditësim të pajsjet që paraqiten në ditët e ardhshme” tha ndërmarrja. Sidoqoftë, ai është i gatshëm edhe për shkarkim manual nga faqja e shkarkimit të BlackBerry App World. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>