Harduer

Vjen Chromebook-u i parë me një procesor Core i3

Jul 11 2014
0 Shpërndarje
Vjen Chromebook-u i parë me një procesor Core i3

Acer_C720_Chromebook_front_right.0_standard_640.0Chromebook-ët njihen më së miri që janë pajisje të thjeshta që shfletojnë uebin dhe që nuk bëjnë shumë gjëra të tjera. Si rezultat i kësaj, përveç Chromebook Pixel, shumicae Chromebook-ëve vijnë me procesorë me pak fuqi kur krahasohen me laptopët që përmbajnë veçori të plota. Google dhe Intel premtuan që do të bënin ndryshim dhe tani Acer është duke e bërë lëshimin e Chromebook-ëve të parë me procesorë të fuqishëm Core i3 të Intel-it.

Acer C720 tani është në dispozicion me një procesor 1.7GHz Core i3 dhe 2 GB RAM për 349.99 dollarë, ose 379.99 dollarë për 4GB RAM. Që të dy versionet kanë disk të brendshëm prej 32 GB, dyfish më tepër se sa shumica e Chromebook-ëve.

Kjo paraqet një përmirësim në krahasim me modelet paraprake C720,që përmbanin një procesor më të dobët Intel Celeron. Fatkeqësisht, modelet e reja ende e kanë të njëjtën paraqitje prej 11.6 inçësh, 1366 x 768 piksellë, në vend se ta kenë një paraqitje me rezolucion më të lartë. Acer thotë që modelet e fuqizuara nga procesorët Core i3 duhet të ofrojnë rreth 8.5 orë jetëgjatësi të baterisë, që mund të krahasohet me atë që ofrojnë procesorët më të ngadalshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>