Lajmet

Vjen edhe Firefox 29 beta me mjete të reja të sinkronizimit dhe ndërfaqen Australis

Mar 21 2014
0 Shpërndarje
Vjen edhe Firefox 29 beta me mjete të reja të sinkronizimit dhe ndërfaqen Australis

intro-image-large-730x464Duke ndjekur lëshimin e Firefox 28, që u prezantua me ndryshimet e rrallës në version e qëndrueshëm, të shfletuesit të Mozilla-s, kompania në fjalë përditësoi kanalin e saj beta të Firefox me versionin 29 për Windows, Mac, Linux dhe Android. Ky është një lëshim i një rëndësie të veçantë pasi vjen me disa ndryshime rrënjësorë kryesisht në ndërfaqe, si dhe me një mjet të ri të sinkronizimit, një modalitet të ri rregullimesh si dhe më e rëndësishmi bëhet fjalë për ndërfaqen Australis, që më në fund ka ardhur në këtë version.

E para dhe kryesorja, ju mund të provoni sinkronizimin e ri të Firefox thjesht duke krijuar një llogari tënden dhe është e mbështetur në të katër platformat. Sipas Mozilla-s, kjo veçori e ringritur “e bën edhe më të lehtë për të shtuar pajisje të shumëfishta për sinkronizim”. Për ata që nuk e dinë, Mozilla prezantoi llogaritë e reja dhe sinkronizimin muajin e kaluar. Llogaritë në Firefox, të cilat janë edhe pjese e projektit të sistemit operativ Firefox, ju lejojnë të qëndroni në kontakt më kredencialet e llogarive për shërbime nga më të ndryshmet që ofron Firefox duke filluar me historikun, uebfaqet e preferuara madje edhe tabet e hapura kohët e fundit.

Sinkronizimi i Firefox, shërbimi që ju mundëson të ruani të dhënat nga Firefox përfshi këtu edhe të dhëna personale tashmë është edhe më i sigurtë. Më specifikisht Mozilla nënvizon tre përmirësime:

“Client Side Key Streching”, një teknikë që të mbron nga sulmet kur janë kompromentuar kredencialet SSL.

Enkriptim total, kjo veçori bën të mundur të ruhen të dhënat tuaja edhe sikur serverat e Mozilla-s të jenë kompromentuar duke bërë tejet të vështirë për të aksesuar të dhënat e individëve.

Kriptografi publike dhe një protokoll I ri i ID së shfletuesit e cila bën të mundur ndarjen e proceseve të tilla si autentikimin me autorizimin për të minimizuar mundësinë për tu sulmuar dhe vënë në rrezik të dhënat tuaja.

 Versioni Desktop

attachment.cgi-id8386243Tashmë Firefox 29 sjell një modalitet të ri rregullimesh të ndërfaqes, mjafton të klikoni në butonin Menu dhe më pas klikoni “Customize”. Ju më pas manualisht mund të lëvizni opsionet nga menuja kudo në shfletuesin tuaj. Për më tepër ju tashmë keni edhe një panel të ri tek menuja që përfshin të gjithë kontrollorët e shfletuesit, veçoritë dhe shtojcat në një vend të vetëm. Po ashtu mund të vëreni edhe mjete që tashmë jeni familjarizuar si copy/paste, print, full page, save, por ka gjithashtu një seksion permanent të shtojcave të Firefox,  kështu që kur të shkarkoni shtojcat dhe ti instaloni do dini ku mund ti gjeni më thjeshtë.

E fundit dhe jo më pak e rëndësishmja është ndërfaqja Australis. Çdo gjë e sjellë në këtë version të ri është bërë më atë që Mozilla e quan “shfletuesi me ndërfaqen më të mirë të dizenjuar në planet”.

Kompania thotë se pamja dhe ndërfaqja e re Firefox tashmë fokusohet më tepër në përmbajtjen që sjell uebi, veçanërisht falë edhe strukturës së re kur hapim një “Tab” të ri. “Tab-et” janë më fluidë me formë më të rregulluar dhe janë pozicionuar lart në shfletues. Mozilla në fillim kishte planifikuar të sillte ndërfaqen Australis në Firefox 25, që erdhi në tetor 2013. Pati shumë vonesa, gjithsesi, erdhi në versionin “Nightly” në nëntor. Tashmë në mars, Firefox 29 beta më në fund e mori edhe dizajnin e ri të premtuar nga Mozilla.

Firefox Android

Sync-en-US-252x358Ndërkohë që ndërfaqja e re e implementuar në versionet Desktop nuk ndikon tek Firefox për Android, veçoria e lartpërmendur ajo e sinkronizimit është më rëndësi. Përveç kësaj, ka edhe disa përmirësime të Bing, butona të ri të shpërndarjes së shpejtë, dhe disa gjuhë të reja të mbështetura. Mozilla po planifikon të lëshojë versionin përfundimtar Firefox 29 për Windows, Mac, Linux dhe Android nga fundi i muajit prill. Ne do e ndjekim me kujdes çdo hap të ndërmarrë nga Mozilla për të parë nëse Australis do të jetë e përfshirë në Firefox 29. Nëse jo, atëherë duhet të prisni për Firefox 30 që do të vijë në muajin qershor. (PCWorld Albanian)

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>