Lajmet

Vjen edhe në Shqipëri bootkampi DigiGirlz

Mar 23 2018
0 Shpërndarje
DigiGirlz, një program i Microsoft YouthSpark është një ngjarje globale e konceptuar për t'i dhënë vajzave të shkollave të mesme dhe studenteve mundësinë për tu njohur nga afër me praktikat më të mira nga shembuj suksesi me të ftuar nga Microsoft, biznesi lokal dhe komuniteti i ICT-së. Vjen edhe në Shqipëri bootkampi DigiGirlz

Keni menduar ndonjëherë për një event ICT që përfshin dhe promovon femrat në botën e teknologjisë? Kjo do të bëhet e mundur ditën e martë në datë 27 mars 2018, pranë ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës,ku për një pasdite do të mblidhen së bashku të gjitha ato vajza që luajnë dhe do të luajnë një rol të rëndësishëm në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Shqipëri.

DigiGirlz, një program i Microsoft YouthSpark është një ngjarje globale e konceptuar për t’i dhënë vajzave të shkollave të mesme dhe studenteve mundësinë për tu njohur nga afër me praktikat më të mira nga shembuj suksesi me të ftuar nga Microsoft, biznesi lokal dhe komuniteti i ICT-së.

Në vazhdën e fushatës mbarëkombëtare me qëllim inkurajimin e inovatorëve, studentëve, sipërmarrësve dhe entuziastëve të teknologjisë Microsoft Albania në bashkë-organizim me ICTS media, Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit në UPT dhe me suportin e Code In Rose organizon DigiGirlz Bootcamp.

DigiGirlz Bootcamp është një aktivitet i hapur inovativ, ku të gjithë pjesëmarrëset femra do të kenë mundësi të mësojnë rreth karrierave në teknologji, sipërmarrje dixhitale duke marrë pjesë në mënyrë aktive në workshop. Ky event është një nga përvojat më intensive për të gjetur një ide dhe për ta kthyer atë në  një ide biznesi.

Të ftuar special në event do të jenë personalitete të cilat mbartin histori suksesi brenda ekosistemit të ICT në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë si : Anela Huckovic(Microsoft), Alborita Mehana(Girls Coding Kosova),Linda Shomo(EasyPay),Anila Hoxha(Raiffeisen Bank) dhe gjithashtu të reja që janë duke krijuar të ardhmen e tyre në këtë fushë për të folur dhe ndarë eksperiencat dhe sfidat që hasin vajzat në rrugën e tyre drejt IT.

Me anë të pjesëmarrjes në një event të tillë, ajo që synohet  të arrihet  është që këto vajza të ndërgjegjësohen për të gjitha oportunitetet që high-tech industry ofron, në mënyrë që të mund të projektojnë të ardhmen e tyre si një prej femrave me karrierë në ICT.

Ky angazhim nuk përfundon atje. Tre grupe fitues do të kenë mundësinë për të hyrë në një modul  trajnimi nga Microsoft.

*Pjesëmarrja në event do të realizohet  vetëm nëpërmjet ftesave. Ju mund të aplikoni për ftesë për pjesëmarrje duke dërguar email në [email protected]* Kjo ngjarje është e përshtatshme për vajzat nga shkollat e mesme, dhe të larta nga mosha 13 vjeç e lart! /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>