Lajmet

Vjen Facebook Camera

May 25 2012
0 Shpërndarje
Vjen Facebook Camera

Camera është aplikacioni mobil më i ri nga Facebook për iOS që shërben për të postuar fotografitë e shfrytëzuesve në rrjetin social Facebook. Ngjashëm si Instagram, për të cilin Facebook shpenzoi 1 miliard dollarë, edhe Camera rendit fotografitë në bazë të kronologjisë, dhe ju mund të shtoni fotografitë direkt nga aplikacioni.

Ky është aplikacioni i tretë që vjen nga Facebook. Messenger ishte i pari që u shfaq në gusht të vitit të kaluar, i pasuar nga aplikacioni Pages që doli në publik javën e kaluar, që u mundëson shfrytëzuesve të Faqeve të kontrollojnë faqet e tyre nga pajisjet celulare.

[yframe url=’http://www.youtube.com/watch?v=bXWgk4ooE0Y’]

Kompleksiteti i aplikacionit Camera pasqyron punën e rëndë të Facebook për krijimin e një aplikacioni për shpërndarje të fotografive për të konkurruar me Instagram. Me Camera ju mund të rrisni fotografitë në ekran të plotë, të lejoni komentimin dhe shpërndarjen, dhe sigurisht, ekzistojnë edhe disa filtra argëtues dhe vegla për editimin e fotografive.

Ajo çfarë e ndryshon Camera nga aplikacioni mobil origjinal i Facebook për shpërndarje fotografish dhe Instagram, është aftësia për të ngarkuar disa fotografi njëkohësisht kundrejt ngarkimit një nga një.

Camera është në dispozicion në App Store të Apple, derisa nga Facebook nuk ka plane konkrete për platformat tjera si Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>