Lajmet

Vjen Global Enterpreneurship Week Kosova, sjellë edhe uljet e çmimeve nga partnerët si Scards

Nov 17 2014
0 Shpërndarje
Vjen Global Enterpreneurship Week Kosova, sjellë edhe uljet e çmimeve nga partnerët si Scards

Global Enterpreneurship Week Kosova po vjen në Prishtinë në data 17 – 23 nëntor. Në Kosovë janë mbajtur më shumë se 31 aktivitete të këtij lloji me mbështetjen e 19 partnerëve. Global Enterpreneurship Week është një iniciativë ndërkombëtare që prezanton sipërmarrjen e lirë tek të rinjtë në 6 kontinente. GEW fillimisht startoi në Amerikë në vitin 2007 duke pasuar edhe në Britani në 2008-ën. Tashmë që nga fillimet e saj e gjer më sot llogariten më shumë 10 milionë pjesëmarrës nga 108 shtete në këtilla aktivitete.

scardso_o

Një ndër partnerët e kësaj iniciative është edhe Scards, një kompani private me prezencë në Prishtinë, Londër dhe Florida të SHBA-ve. Industria e shtypit është një nga më të rëndësishmet në botën e sotme moderne, e cila vazhdon të udhëheqë tregun pavarësisht përhapjes së dixhitalizimit të përmbajtjes, duke qenë një industri prej më shumë se 640 miliardë dollarësh dhe duke u rritur me 7% në vit.

Kompania e themeluar në tetor 2012 ka sjellë shërbimet e saj të printimeve online kryesisht në SHBA dhe Britani. Scards i është akorduar çmimi i kreativitetit të vitit 2013 nga eventi Albanian ICT Awards, dhe veçanërisht udhëheqësit dizajnit të kompanisë Etrit Zeneli.

Përmes Scards, klientët kanë mundësi t’i zgjedhin vetë dizajnët e kartëvizitave, posterave, broshurave etj. Kompania zotëron po ashtu mijëra dizajnë të gatshme nga më të ndryshmet të cilat lehtësojnë punën për ata që duan diçka të shpejtë dhe cilësore.

Scards si partner në GEW ju ofron një mundësi të shkëlqyer të gjitha bizneseve që përgjatë një jave të përfitojnë nga ky rast duke marrë parasysh që e gjitha ndodh në kohën e festave të fundvitit, atëherë kjo duhet të jetë një mundësi e artë për të gjitha bizneset që ti shtypin materialet e tyre te marketingut me çmime super promovuese.

Me zbritje prej 50% në të gjitha produktet e ofruara në uebfaqen www.scards.com kjo ofertë speciale bëhet në kuadër të Global Entrepreneurship Week që mbahet për herë të dyte në Kosove dhe sivjet bëhet nën kujdesin e presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe organizohet nga ICK.

Ne ofertë janë te përfshira të gjitha produktet duke filluar nga Kartëvizitat, Broshura, Fletoret, Fletushkat etj., dhe ju duke përfituar nga kjo ofertë do të mund të porositni p.sh një set prej 250 karvizitash për më pak se 5 €. Për të përfituar nga kjo zbritje, ajo çfarë ju duhet të bëni është që gjatë dërgimit të porosisë në www.scards.com të shënoni kodin GEW14. (PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>